07:39 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Turqia zgjeron vendosjen e saj në Siri

Ushtria turke po zgjeron vendosjen e saj në Sirinë veriperëndimore me qëllim që të rrethojë një enklavë kurde dhe të mbështesë sulmet ruse në provincën kufitare Idlib, sipas një marrëveshje për të zvogëluar përleshjet në vend.

Një konvoj me ushtarë turq u vendos të enjten. Ky veprim është i njëjtë me vitin e kaluar kur Ankara filloi një sulm të madhë ajror për të pastruar militantët e Shtetit Islamik nga shtrirja në kufirin me Turqinë.

“Së paku katër konvojë që mbartin pjesë të automjeteve dhe pajisje të blinduara janë stacionuar në disa vende në fazën e parë të një vendosjeje që pritet të thellohet brenda Idlibit, të mbajtur nga rebelët”, thanë burimet e opozitës.

Një vendosje e re e automjeteve dhe personelit të blinduar turk arriti përgjatë kufirit sirian të shtunën./AktivPress