22:13 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / S Z

Turqia shpall tri ditë zie kombëtare, Erdogan: Ndjejmë dhimbje të madhe për vëllezërit palestinez

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se Turqia ka shpallur tre ditë zie kombëtare, për të vrarët palestinez në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Erdogan ka thënë se Turqia ndjen dhimbje të madhe për atë që po përjetojnë vëllëzërit dhe motrat palestinez, fëmijë dhe civil të pafajshëm. .

“Si Turqi, ne ndjejmë në zemrat tona dhimbjen e madhe që po përjetojnë vëllezërit dhe motrat tona palestineze. 3 ditë zie kombëtare janë shpallur në vendin tonë si një shenjë respekti për mijëra martirët tanë të përbërë nga shumë fëmijë dhe civil të pafajshëm”, ka shkruar Erdogan .