11:26 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Turqisë do t’i mungojë ylli i skuadrës ndaj Shqipërisë

Pas fitores 4:2 ndaj Islandës që rriti shpresat e shuara të Shqipërisë për kualifikim në Kampionatin Evropian, kuqezinjtë tash kanë pranuar edhe një lajm të mirë para ndeshjes ndaj Turqisë.

Ndeshja ndaj Turqisë do të zhvillohet më 11 tetor e që Shqipërisë do t’i kryente punë vetëm fitorja, shkruan Indeksonline.

Turqia do të duhet të paraqitet ndaj Shqipërisë pa Cengiz Under, i cili u dëmtua disa ditë më herët në stërvitje me kombëtaren.

Raportet mjekësore thonë që Under do të mungoj 5 javë dhe do të rikuperohet vetëm pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar të ndeshjeve të tetorit./Indeksonline/