75 Mall Live Search
10:34 / E Premte, 16 Korrik 2021 / B O

Turqit, breshëri ndaj anijës qipriote

Mediat ndërkombëtare raportojnë se turqit kanë qëlluar disa herë ndaj një motovedete qipriote duke i kërkuar që të largohet nga zona ku po patrullonte me arsyetimin se kishte shkelur kufirin detar.

Nuk raportohet për viktima apo të plagosur, megjithatë tensioni është i lartë në ishullin e ndarë prej më shumë se katër dekadash pasi turqit mësynë Qipron në vitin 1974.

Egjeu lindor është i mbushur me flotat e shumë shteteve të fuqishme, të cilët janë duke kryer manovra të ndryshme aty. Krahas flotës turke në zonë gjendet edhe ajo britanike dhe ruse.