75 Mall Live Search
18:00 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / A. A

Turqit nuk pranuan të luajnë me gjyqtarët rumun kundër PSG, UEFA ndërron gjyqtarët

Ndeshja Paris Saint Germain – Istanbul Bashakshehir u ndërpre në minutën e 15-të të martën, për shkak që gjyqtari rumun Constantin Sebastian Colțescu fyu në baza racore ndihmës trajnerin e Bashakshehirit, Pierre Webo.

Sulmuesi Demba Ba u revoltua, ndërsa turqit nuk pranuan të vazhdojnë ndeshjen me gjyqtarët rumun.

Së bashku me ta e lëshuan fushën edhe lojtarët e PSG-së.

Dy palët në koordinim me UEFA-në vendosën që ndeshja të vazhdojë sonte nga ora 19:00 me gjyqtarë tjerë.

Referi kryesor do të jetë holandezi Danny Makkelie.

/Indeksonline/