Tuttosport: Reina në Milan për vizita mjekësore
Pepe Reina është një hap larg Milanit dhe konfirmimi i marrëveshjës erdhi edhe nga fjalët e drejtorit sportiv të rosonerëve, Mirabelli.
“Ne gjithmonë shikojmë për të ardhmen, ne kemi përalajmëruar Napolin se duam të flasim me agjentin e Reinës dhe të vlerësojmë kushtet për ta sjellur atë në Milano” , deklaroi Mirabelli.
Poashtu , ‘Tuttosport’ tani del me detaje të mëtejshme për transferimin e portierit me parametra zero, kontrata e të cilit përfundon këtë sezon.
Javën e ardhshme, portieri i Napolit, Pepe Reina, mund të kryej vizitat mjekësore me Milanin, para transferimit në verë. Spanjolli poashtu ka marrë ‘OK’ e klubit napolitan. /IndeksOnline/