75 Mall Live Search
23:26 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Turkja i tha pse po ia mëson djalit gjuhën shqipe, Almeda ia bën të qarta dy gjëra

Aktorja shqiptare Almeda Abazi është duke jetuar në Turqi, pasi, atje, është e martuar dhe ka krijuar familje.

Por, ajo asnjëherë nuk e ka mohuar se është shqiptare, madje, gjuhën e saj po ia mëson edhe të birit, shkruan Indeksonline.

Ky veprim i Almedes, siç duket nuk i ka pëlqyer ndjekëses së saj.

Ditën e sotme, aktorja ka publikuar në Instagram video në të cilat shihet duke luajtur me të Efehanin dhe në të njëjtën kohë numëron 1,2,3 në shqip.

Videos i ka ardhur një reagim nga ndjekësja në fjalë, e cila shprehet se Almeda po përpiqet t’i mësojë diçka të huaj me forcë të birit dhe sipas saj nuk duhet ta bëjë këtë gjë.

Aktorja nuk ia ka ngurruar dhe ia ka dhënë asaj përgjigjen duke ia sqaruar dy gjëra.

“Sa për informacion, fëmija im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare! Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësojë edhe gjuhën time amtare”, u përgjigj Almeda./Indeksonline/