75 Mall Live Search
08:31 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Twitter mbyll llogarinë e Trump, paralajmëron Facebook: Janë shkelur politikat e Integritetit Civil

Twitteri ka mbyllur për 12 orë llogarinë e Donald Trumpit pas trazirave që ndodhën në Capitol Hill të SHBA-së,  ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u arrestuan 52 të tjetë.

Donald Trumpi ka bërë shkelje të përsëritura të politikës të Integritetit Civil në tri postimet të tij ku bënte thirrje për zgjimin e protestuesve.

Edhe Facebooku ka paralajmëruar se do të ndalojë postimet nga faqja e Trumpit.

Gjithashtu Twitteri ka paralajmëruar se nëse Trumpi nuk fshin këto tri postimet, atëherë llogaria e tij do të mbyllet përfundimisht.