Twitteri me masa ndaj Trumpit, pretendoi se ishte imun ndaj Covidit-19

Një tweet i bërë nga presidenti, Donald Trump duke pretenduar se ai është imun ndaj koronavirusit u fsheh të dielën nga Twitteri, e kjo është hera e tretë që rrjeti social ka ndërmarrë veprime kundër postimeve të presidentit në më pak së një javë.
Twitteri fshehu postimin pas një mesazhi paralajmërues që thotë se ai shkel rregullat e faqes “në lidhje me përhapjen e informacionit mashtrues dhe potencialisht të dëmshëm në lidhje me Covidin-19”, shkruan Cnet, transmeton Indeksonline.
Rjeti social ka rregulla kundër keqinformimit të koronavirusit që mund të bëjë dëme, të tilla si pretendimi i një grupi të caktuar kinse është imun ose promovimi i pirjes së zbardhuesit si një kurë, e cila mund të jetë vdekjeprurëse.
Veprimi vjen vetëm disa ditë pasi Facebooku dhe Twitteri morën masa kundër një postimi të Trumpit që sugjeroi në mënyrë të gabuar se gripi sezonal është më vdekjeprurës se COVIDI-19./Indeksonline/
