75 Mall Live Search
22:14 / E Premte, 07 Prill 2023 / MSH

Twitter rikthen logon e zogut të vogël

Pasi përdoruesit e Twitter-it vunë re të martën se logoja tradicionale e rrjetit social u zëvendësua nga një qen nga memet e internetit, sot ai është zhdukur plotësisht.

Mesa duket, zogu i famshëm është shfaqur sërish si logo në faqen e parë.

Nuk dihet ende pse Musk vendosi të ndryshojë logon e famshme për disa ditë.

Megjithatë, qeni që ndodhej në vendin e logos së rrjetit social Twitter dhe që zëvendësoi përkohësisht zogun blu ka profilin e tij në Instagram dhe tashmë la fansa të shumtë.