75 Mall Live Search
17:04 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Twitteri përsëri i bllokon Trumpit thirrjen për mosnumërim të votave

Rrjeti social Twitter përsëri ka bllokuar thirrjen e Presidentit Tramp, ku përmes një ‘cicërimë’, presidenti amerikan  ka thënë se votat që kanë arritur pas ditës së zgjedhjeve nuk do të numërohen.

Rrjeti social  Twitter, në bazë të rregullave për përdorim i vendosë edhe ndalesat që mund të ketë përmbajtje të ndeshmë, duke e cilësuar postimin e presidentit me përmbajtje të diskutueshme që mund të shfaqë amulli për zgjedhjet.

Në bazë të  këtij postimi kandidati demokrat Donald Trump ka thënë se çdo votë që ka arritur pas ditës së zgjedhjeve nuk do të numërohet.

Kjo nuk është hera e parë që ‘cicërimat’ e tij cilësohet si mashtrime nga ky rrjet social dhe bllokohen. FoxNews ka bërë të ditur se Biden është duke prirë në zgjedhje me 264 vota elektorale, ndërkaq Trump ka vetëm 214 të tilla.