15:02 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tyga i maskuar, iu bashkohet protestës për George Floyd

Tyga ka mbështetur protestat që po mbahen për vdekjen tragjike të George Floyd.

Reperi 30-vjeçar (emri i vërtetë Micheal Ray Stevenson) u pa në një protestë masive në Hollywood të martën pasdite, transmeton Indeksonline.

Tyga ishte e veshur me një kapuç dhe me një maskë të zezë që mbulonte fytyrën, reperi përfundoi pamjen e tij me pantallona dhe atlete poashtu të zeza.

Tyga gjithashtu postoj në Instagram disa video nga protesta, e cila u zhvillua në mes të rrugës në Sunset dhe Vine në Hollywood.

Ai gjithashtu tregoi se ai dhuroi 25,000 dollarë për National Bail Out dhe Aware LA të martën./Indeksonline/