75 Mall Live Search
11:26 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tyga pas romacës 3 vjeçare me Kylie Jenner: “Të mësoni nga gabimet”

Në një intervistë tëTyga në “Good Morning Britain”, ai tundi kokën kur u hap tema për marrëdhënien e tij me Kylie Jenner, duke u drejtuar kamerave ‘të mësoni nga gabimet tuaja’ , transmeton Indeksonline.

Reperi 29 vjeçarë në intervistë u ‘ngacmua’ pak për romancën e tij që e kishte me miliarderen Kylie.

Si ishte ta ‘takosh’ dikë në sy të publikut kur ti ke një karrierë kaq të madhe?” ishte pyetur Tyga.

“Është vetëm takim,” u përgjigj Tyga. ‘Ti e cakton takimin, vazhdon, del përsëri, vazhdon. Është vetëm një pjesë e jetës, është pjesë e evoluimit. Është vetëm mësim. Nuk ka përgatitje. Duhet të mësosh nga gabimet dhe të rritesh më mirë “.

Ndersa për pyetjen se a ndjen keqardhje për këtë ai u pergjigj“ Jo, unë nuk dua të flas shumë për këtë.

Tyga dhe Kylie kishin një marrëdhënie të gjatë prej tre viteve midis 2014 dhe 2017. /Indeksonline/