75 Mall Live Search
19:52 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

”Tym e flakë” te Kryeministria, protestuesit gjuajnë me gurë, policia hedh gaz!

Për rreth katër orë, me qindra qytetarë protestuan duke kërkuar drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarin Klodian Rasha. Protesta nisi në orën 16:00 para Ministrisë së Brendshme. Tubimi para saj u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Protestuesit thyen xhamat e godinës në ikje pas dështimit të disa tentativave për tu futur brenda. Më pas shumica e protestuesve u zhvendosën para Kryeministrisë. As këtu nuk ishte më e paqtë situata.  

U dogj dhe u rrëzua pema. Pati edhe këtu goditje me gurë dhe sende të forta ndaj policisë. Ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz, spraj dhe spec djegës. Më pas situatën e mori në kontroll FNSH që u vendos si barrikadë. Edhe kjo për disa minuta u gjet nën sulme të vazhdueshme. Deri sa bëri shpërndarjen e protestuesve me gaz.

Në ikje, protestuesit sulmuan një makinë të policisë rrugore, e parkuar në bulevard. Ata thyen xhamat e mjetit ndërsa brenda ndodhej efektivi që kur pa se situata u tensionua xhiroi gomat dhe u largua. Gjatë largimit ata vijuan sulmin me gurë ndaj godinës së Ministrisë së Brendshme duke thyer xhamat.

Më pas edhe te Bashkia, me sulme me gurë ndaj godinës dhe prishjen e zbukurimeve. Ju vu flaka dhe pemës në qendër.

Policia ka raportuar paraprakisht për 8 efektivë të plagosur në protesta, tre prej tyre po marrin mjekim te Trauma. Në protesta mbeti i lënduar edhe një gazetar./OraNews/

https://www.youtube.com/watch?v=cQ4bERH8lnE&feature=emb_title