15:29 / E Martë, 02 Gusht 2022 / k.v

Tym i madh në Besi/ Digjet grumbulli me goma, shkaktohet ndotje e madhe e ambientit (Video/foto)

Një tym i madh ka shpërthyer para pak çasteve në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video ku shihen një grumbull gomash duke u djegur.

Në vendin e ngjarjes menjëherë është paraqitur ekipi i zjarrfikësve të cilët po bëjnë përpjekje të shuajnë zjarrin.

Ende nuk dihet se kush e ndezi zjarrin, por siç shihet në video ndotja e ambientit është në shkallë të lartë./IndeksOnline/

VIDEO