75 Mall Live Search
09:34 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / F.R

Tym i madh në qendër të Ferizajt, po digjet një objekt (PAMJE)

Një tym i madh është parë para pak minutash në qendër të komunës së Ferizaj.

IndeksOnline ka mësuar se po digjet një objekt i një kompanie afariste.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky zjarr.

Indeksonline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacione shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/