Tym i zi, veteranët e UÇK-së kundërshtojnë ashpër vizitën e kryetares së Speciales

Gjatë ditës së sotme kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova pritet të mbajë një konferencë shtypi.
Mirëpo kjo konferencë nga ana e saj po kundërshtohet fuqishëm nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë parë në numër të madh në vendin ku Trendafilova pritet që pas pak duke filluar nga ora 12:00 të mbajë një konferencë shtypi.
Madje tashmë ata kanë ndezur edhe mjete piroteknike emitim i tymit të zi për të kundështuar ashpër ardhjen e Trendafilovës./Indeksonline/