Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit
Foto arikv
Një incident zjarri ka shpërthyer në një objekt në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, ku ndodhet Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Abdulsamed Shkodra, zëvendëskomandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, ka dhënë detaje për situatën.
Ai tha për RTKlive se tymi po dilte nga objekti, por qytetarët dhe punonjësit nuk ishin në rrezik.
“Është duke dalë tym nga objekti, por njerëzit nuk rrezikohen. Ende nuk kemi arritur të hyjmë saktësisht brenda objektit ku dyshohet se po del tymi, pasi kjo pjesë është bodrum dhe ka qasje të vështirë, me kthesa që e bëjnë të ngjashme me një labirint. Ende nuk dimë saktësisht se çfarë e ka shkaktuar zjarrin,” tha Shkodra.

