08:35 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tymi i gomave të djegura helmon gjakovarët!

Tym i madh nga djegja e gomave shihet në fshatin Lipovec, të Gjakovës, shkruan IndeksOnline.

Një banor ka thënë se djegia e gomave po bëhet me qëllim të përgatitjes së gëlqerës.

Ai në adresë të IndeksOnlinet ka dërguar disa fotografi ku shihet tymi i madh duke u shpërndarë në atmosferë.

E kjo dukuri siç duket po ua bën jetesën e pamundur në fshatin Lipovec, pasi banorët nuk po mundën as të dalin në oborret e tyre nga tymi./IndeksOnline/