75 Mall Live Search
14:36 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / k.v

Tymi mbulon autoblindën e FSK-së në rrugën Prishtinë-Pejë, intervenon policia dhe zjarrfikësit (Video)

Një automjet i blinduar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë nga tumi mesditën e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia dhe zjarrfikësit, transmeton IndeksOnline.

Rruga në drejtim të Pejës ka qenë e bllokuar përgjatë kohës sa ka intervenuar ekipi i zjarrfikësve.

Nuk dihet ende se si ka ardhur deri të shpërthimi i tymit./IndeksOnline/