75 Mall Live Search
19:21 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tymi në Prishtinë, si në Obiliq, qytetarët nuk e ndalojnë ngrohjen me qymyr

Stina e ftohtë e dimrit ka filluar, poashtu edhe ngrohja me qymyr.

Ndonëse kjo lëndë djegëse, konsiderohet si mjaftë e dëmshme dhe e rrezikshme për ambientin, e njëjta arsye nuk po i ndalon qytetarët e Prishtinës që ta përdorinë atë.

Një lexues i portalit IndeksOnline, ka dërguar një video, derisa shihet tymi qartë nga një shtëpi në këtë lagje, shkruan IndeksOnline.

Ndonëse institucionet përgjegjëse, gjatë viteve lansuan fushta vetëdijësuese për dëmin nga përdorimi i thëngjillit, ky fakt nuk po del të jetë prolem për shumë banorë në kryeqytet.

Ndryshe, statistikat, vazhdimisht e paraqesin cilësinë e ajrit, si shumë të dobët dhe jo të shëndetshëm në Prishtinë.

Madje, në aplikacionet të cilat rendojnë shtetet dhe qytetet e botës për këtë dukuri, Prishtina shpesh është renditur në vendin 3-të, duke hyrë kështu në top 3-shen e vendeve më të ndotura në botë. /IndeksOnline/

Më poshtë gjeni videon: