75 Mall Live Search
16:23 / E Martë, 30 Qershor 2026 / Gj Sh

Tyrique George largohet nga Chelsea, afër marrëveshjes me skuadrën angleze

Tyrique George përfundimisht do të largohet nga Chelsea.

Nga muaji janar, talenti anglez ishte i huazuar te skuadra e Evertonit, e cila ka vendosur të blej kartonin e plotë, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, Everton është në negociata të avancuara me Chelsean, për transferimin e 20 vjeçarit.

Opsioni prej 25 milionë funtesh nuk është aktivizuar, por klubet janë afër arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e Tyrique George./IndeksOnline/