75 Mall Live Search
22:02 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk përleshen në konferencën zyrtare, ndahen nga sigurimi (VIDEO)

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk janë paraqitur sot në konfernecë për media, ku kanë zyrtarizuar meçin e shumëpritur të boksit në kategorinë e peshave të rënda.

Kjo përballje do të zhvillohet me datën 17 shkurt të vitit 2024, në Riyadh të Arabisë Saudite, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të konferencës, dy boksierët u përballen me njëri-tjetrin, ku pati tensione të mëdha gjatë fotografive zyrtare.

U dasht ndërhyrja e sigurimit për të qetsuar situatën mes britanikut dhe ukrainasit./IndeksOnlnine/