Tyson Fury paralajmëron rikthimin, përmend edhe dy kundërshtarët e mundshëm

Tyson Fury ka lënë të hapur rikthimin nga pensionimi dhe të ngjitet përseri në ring.
Boksieri anglez ishte tërhequr nga sporti pas dy humbjeve radhazi ndaj kampionit të unifikuar të peshave të rënda, Oleksandr Usyk, shkruan IndeksOnline.
Por Fury së fundi ka paralajmëruar rikthimin dhe ka përmendur edhe emrat me të cilët do të dëshironte të përballet.
Duke folur me gazetarët në një takim mediatik të mërkurën, më 2 korrik, Fury shpjegoi qëndrimin e tij për pensionimin, për kë do të kthehej dhe pse.
“Me kë do të preferoja të luftoja? Tani për tani, Usyk. Sepse dua hakmarrjen time në Angli.”, deklaroi ai.
“Nëse nuk e marr Usykun, atëherë do të jetë Joshua — ndeshja më e madhe britanike që do të ndodhë ndonjëherë dhe do të thyejë të gjitha rekordet dhe do të shesë të gjitha biletat e Wembley-t brenda një ore. Është një luftë që mendoj se mund të ndodhë, nëse vendos të kthehem.”, deklaroi Fury./IndeksOnline/