23:40 / E Premte, 24 Maj 2024 / Gj. Sh

Tyson Fury pezullohet nga boksi pas humbjes ndaj Usyk

Tyson Fury është pezulluar nga boksi pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk.

35-vjeçari humbi titullin e tij botëror në WBC ndaj Usyk në Riad.

Pas meçit është zbuluar se Komisioni i Boksit të Emirateve të Bashkuara Arabe i dha atij një pezullim mjekësor njëjavor, që do të thoshte se ai nuk do të lejohej të luftonte deri në këtë fundjavë.

Usyk pas meçit u desh të dërgohej në spital për shkak të frikës se ka thyer nofullën dhe të njëjtit nuk i lejohet të garojë deri më 2 qershor.