Tyson Fury – Pianeta: Kur dhe ku do të zhvillohet dueli i shumëpritur?
Sonte, do të zhvillohet një duel mjaft interesant mes Tyson Furyt dhe Francesco Pianetas.
Së fundmi, Fury e mposhti Sefer Seferin pas katër raundeve pas rikthimit në ring në qershor.
Dhe IndeksOnline ju sjellë krejt çfarë duhet të dini për meçin e sotëm.
Kur do të zhvillohet meçi?
Sonte, pra të shtunën, më 18 gusht.
Në cilin vend?
Në Belfast, në arenën prej 25 mijë ulsesh të quajtur, ”Windsor Park”.
_5.jpg)
Cili kanal televiziv do ta transmetojë këtë duel?
Sikur ndeshjen e Furyt me Seferin, edhe sonte ky duel do të transmetohet në BT Sport 1 nga ora 20:45 pas ndeshjes në futboll mes Chelseat dhe Arsenalit.
Ekipi promocional i Furyt, Queensberry Promotions, i drejtuar nga Frank Warren, ka një bashkëpunim me transmetuesin e dueleve të Furyt.
Kur meçi pritet të fillojë?
Ky meç pritet të fillojë sonte në mbrëmje nga ora, 21:50.
Kush është Pianeta?
Një ish-kampion evropian i peshave të rënda, 33-vjeçari do të jetë në disavantazh ndaj Furyt pasi është më i lehtë dhe më i shkurtë.
Pianeta ka katër humbje nga 40 duele si profesionist. Katër humbjet e tij erdhën nga Wladimir Klitschko (2013), Ruslan Chagaev (2015), Kevin Johnson (2017) dhe Petar Milas (2018).

Aktualisht, Pianeta është i renditur në vendin e 138-të në ranglistën botërore dhe sonte mund të jetë një test më i vështirë për Furyn se sa Seferi.
Me kë mund të përballet Fury tutje?
Fury do ta donte një duel me Anthony Joshuan, por një duel me kampionin e WBC, Deontay Wilder mund të zhvillohet më përpara se kjo.
Një duel ndërmjet dy boksierëve në fjalë dështoi të arrihet marrëveshja për t’u zhvilluar. Dueli, Fury – Wilder mund të zhvillohet në Las Vegas në nëntor ose dhjetor këtë vit.
Parashikimi?
Pianeta është një kundërshtar shumë më i vështirë se sa Sefer Seferi.
Fury duhet të tregohet më i fortë në ring sonte nëse dëshiron të fitojë sigurt. Por, duke u bazuar në aftësitë e tij, ai mund ta fitojë duelin me knock-out teknik pas raundit të shtatë apo tetë./IndeksOnline/

