75 Mall Live Search
22:00 / E Premte, 23 Tetor 2020 / Blerim

Tyson para meçit me Jones: Mezi po pres për konferencën


Legjenda e boksit profesionist, Mike Tyson, do të takohet me 28 nëntor me Roy Jones. Jr në një duel të ëndrrave.

Tyson përkundër që ka 52 vjet, ai po vazhdon të stërvitet si një kampion i vërtetë, para këtij meçi të madh që konferencën për media do ta zhvillojë me 29 tetor të këtij viti, shkruan IndeksOnline


Roy Jones. Jr është gati që t’i bëjë ballë një super-fuqie siç është Mike Tyson, edhe pse i shtyr në moshë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Tyson shkruan se mezi po pret për konferencën për media të këtij meçi.