Tyson tregon që ka frikë nga vetja e tij

Bokseri i njohur Tyson, ka folur për të kaluarën e tij, për të cilën siç duket është penduar.
Tyson ka treguar që në kohën e tij të rinisë kishte pasur një prostitutë si dashnore, transmeton IndeksOnline.
Po ashtu Tyson ka thënë për veten e tij që ishte i sëmurë dhe i çmendur “Ai ishte i çmendur. Ai ishte aq i sëmurë dhe nuk e kishte idenë që ishte i sëmurë” tha Tyson për veten e tij.
Përveq tjerash Tyson tha që e urren veten e tij se si ka qenë në të kaluarën dhe ka frikë nga vetja e tij.
“E urrej atë djalë, kam frikë prej tij”./indeksOnline/.