75 Mall Live Search
13:09 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / C E

Tysonit po i “shpërthen” llogaria bankare pas ndeshjes bamirësie

U rithye në ring pas 15 vjetësh për të zhvilluar një duel bamirësie ndaj Roy Jones Jr., por në fund u largua më një llogari bankare plot me para.

Nga sfida e 28 nëntorit zhvilluar në Los Angelos, legjenda e boksit Mike Tyson ka arkëtuar 66 milionë euro.

Një shumë e jashtëzakonshme, që e kanë zili edhe kampionët aktualë të peshave të rënda në boks, që nuk i kapin dot këto shifra.

Gjithçka ka ardhur nga shitja PPV (pay per view-paguaj për ta parë) e këtij dueli, që kaloi 1 milion shitje on-line.

Pavarësisht kësaj, “Iron Mike” tregoi se i përket një brezi që nuk shuhet kurrë dhe se popullariteti i tij nuk është zbehur.

Kjo sfidë ishte një sukses i garantuar, ndaj dhe Mike Tysoni, ka konfirmuar se dëshiron të duelojë sërish për bamirësi. /IndeksOnline/