75 Mall Live Search
16:49 / E Martë, 09 Korrik 2024 / Gj. Sh

U-16shat e Kosovës në basketboll janë premtues, mposhtin Gjibraltarin me mbi 100 pikë epërsi

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 e ka filluar kampionatin me fitore të thellë ndaj Gjibraltarit 140:22 (30:10,25:9,31:1,53:3).

Që nga fillimi deri në fund gjithçka ishte nën kontrollin e djemve “Dardan” që dhanë maksimumin e tyre deri në fund të ndeshjes.

‍Tek Kosova më të dalluarit ishin Lis Binishi me 17 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime si dhe Besim Bytyqi  që shtoi edhe 24 pikë, 1 kërcim dhe 4 asistime.

Të gjithë lojtarët u aktivizuan në këtë ndeshje dhe që të gjithë arritën që të shënojnë.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të FIBA U-16 Kampionatit Evropian Divizioni C, i cili po zhvillohet në Tiranë nga data 9 deri më 14 korrik.

Nesër (10.09) Kosova nga ora 17:00 do ta luaj ndeshjen e dytë të grupit ndaj Armenisë.