15:56 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / S Z

U kërcënua një ditë më parë, flet deputetja Albena Reshitaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila njëherit është dhe specialiste e Ortodoncisë në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, Albena Reshitaj, ka bërë të ditur se është kërcënuar.

 E pyetur nga “Indeksonline”,  rreth kërcënimit që i është bërë asaj, Reshitaj nuk ka preferuar të shpalos më shumë detaje lidhur me rastin, duke pohuar se ajo tashmë e ka paraqitur rastin në polici dhe se i mbetet organëve të drejtësisë të merren me këtë.

Ndërsa thotë se beson në drejtësi dhe se pret që të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë një grua, ta marrin denimin e merituar.

“Sa i përket këtij lajmi, unë e kam publikuar në Facebook-un tim edhe momentin kur jam kërcënuar dhe pastaj rastin e kam denoncuar në polici. Kështu që mendoj se është mirë të ia lemë fjalën,  punën pa e zmadhuar apo diskutuar nëpër media, ia lëmë organeve të rëndit. Unë besoj në drejtësi dhe dua që ata që guxojnë të kërcënojnë,  mbi të gjitha dhe një grua, një profesioniste shendetësore, ta marrin denimin e merituar”, tha ajo./Indeksonline/