U aksidentua dy ditë më parë në Klinë, ndërron jetë një grua
Ka ndërruar jetë një nga katër të aksidentuarit në përplasjen e rëndë që ndodhi të hënën, në Klinë.
Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për H.M., një grua që u lëndua rëndë.
Pavarësisht nënshtrimit të ndërhyrjes kirurgjike, viktima nuk iu bëri ballë plagëve të marra.
Në gjendje kritike vazhdon të jetë bashkëshorti i viktimës.

