09:21 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

U aksidentua para 12 ditësh, vdes një femër në QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër e cila u aksidentua muajin e kaluar në fshatin Lupç i Poshtëm në Podujevë, ka vdekur dje në QKUK ku po trajtohej.

“Viktima femër K/Shqiptare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar në aksident me datën e cekur, në të cilin ishin përfshirë tri vetura, ka ndërruar jetë 07.12.2017. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për  obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Indeksonline/