75 Mall Live Search
15:59 / E Shtunë, 09 Gusht 2025 / MSH

U aksidentua para pak ditësh, ndërron jetë i riu nga Deçani

Disa ditë më parë, i riu nga Kotradiqi, Art Dervishaj, u aksidentua.

Për shkak të aksidentit të rëndë që pësoi, ai u shtri në spital për t’i trajtuar plagët, shkruan IndeksOnline.

Fatkeqësisht, Arti nuk iu bëri ballë lëndimeve të marra, duke ndërruar jetë sot.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe mediat lokale.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet mbi ceremoninë mortore të tij./IndeksOnline/