75 Mall Live Search
11:30 / E Diele, 28 Shtator 2025 / BA

U aksidentua së bashku me vëllain e Gjestit, kjo është gjendja shëndetësore e të riut

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi të premtën në Pejë i mori jetën 15-vjeçarit Eldion Kelmendi.

Bashkë me Eldionin ishte edhe një shok, i cili pas lëndimeve të rënda që pësoi u dërgua menjëherë për tretman mjekësor, shkruan IndeksOnline.

I aksidentuari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, teksa burime të IndeksOnline brenda spitalit pohojnë se ai aktualisht është duke u trajtuar në kujdesin intensiv.

Kujtojmë se i ndjeri Eldion, vëllai i artistit të njohur, Gjesti, u varros dje në Pejë.