75 Mall Live Search
11:27 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

U aksidentua të dielën, vdes një person në QKUK

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i cili ishte në tretman mjekësor që nga e diela pasi që ishte aksidentuar në Kaçanik, transmeton IndeksOnline.

Policia sot ka njoftuar se aksidenti mes një traktori dhe një veture, kishte ndodhur me 11 tetor në Kaçanik, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar ngasësi i veturës i cili ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe duke mos iu përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori./IndeksOnline/