U aktivizua nga stoli, sulmuesi kosovar i sjell fat skuadrës së Premier Ligës

Futbollisti me origjinë shqiptare Andi Zeqiri, u aktivizua nga stoli në ndeshjen e Premier Ligës që skuadra e tij Brighton zhvilloi ditën e sotme ndaj Wolves.
Sulmuesi u hodh në fushë në minutën e 46-të, teksa skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 1-3. Me futjen e Zeqirit, loja e Brightonit u rrit ndjeshëm, teksa skuadra vendase arriti të realizonte 2 herë në pjesën e dytë duke çuar shifrat në 3-3.
Një pikë e rëndësishme kjo për skuadrën e Brightonit përballë një kundërshtari të vështirë si Wolves.