U aktivizua vetëm për penalltitë, “i çmenduri” që kualifikoi Australinë në “Katar 2022”

Ky është heroi i Asutralisë në sfidën play off ndaj Perusë, që përcaktoi skuadrën e parafundit pjesëmarrëse në “Katar 2022”. Quhet Andreë Redmayne, u fut në lojë në minutën e 120-të, në vend të portierit titullar Ryan, para se gjyqtari kryesor të përfundonte lojën dhe skuadrat t’i drejtoheshin goditjeve të penalltive.
Të kujton lëvizjen e trajnerit holandez, Luis van Gaal, në Botërorin “Brazil 2014”, kur në vend të portierit Cillessen, që luante titullar, aktivizonte Tim Krul, sepse ishte më i aftë për pritjen e 11-metërshave.
Andrew Redmayne replaced Mat Ryan in the 120th minute of Australia's World Cup play-off against Peru.
— Squawka News (@SquawkaNews) June 13, 2022
He saved a penalty in sudden death to send the Socceroos to Qatar. pic.twitter.com/eFbMqQhqEL
Andrew Redmayne, pjesë e Sidney FC, hyri në fushë, priti dy penallti dhe kualifikoi Australinë në Botëror. Lëvizjet e tij, me një kërcim të çuditshëm, para se kundërshtari të ekzekutonte penalltinë, janë të një të çmenduri, por rezultuan efikase. Edhe festa, me një britmë të gjatë, duke pritur shokëve skuadrës që ta përqafonin, është disi e pazakontë. Australia e ka heroin e saj frymëzues për “Katar 2022”.
Hay que fichar al portero de Australia. Andrew Redmayne. Puro carisma, PADRE absoluto.🕺🕺💃💃 pic.twitter.com/QLs2qTo5AE
— stive 🦇 (@Guillamonismo1) June 13, 2022