75 Mall Live Search
23:01 / E Diele, 06 Tetor 2024 / AR

U akuzua për ndërhyrje, Cardi B iu përgjigjet fansave

Cardi B mbylli thashethemet për operacionet plastike një muaj pasi ajo mirëpriti fëmijën e saj të tretë me Offset.

Të shtunën, reperja e “WAP”, ndau një video të saj në rrjetet sociale në të cilën ajo diskutoi se si po humb peshë kudo në trup, përveç fytyrës.

Pasi video u bë virale, disa përdorues të mediave sociale sulmuan  Cardi duke e krahasuar formën e ijeve të saj me atë të një “dhëmbi”.

Kur një fans shkroi në Twitter se reperja e “I Like It”, “ka ndërhyrë në trupin e saj”, nëna e tre fëmijëve reagoi: “Të gjithë keni nevojë të relaksoheni.. Kështu duket trupi im me të vërtetë”, shkroi ajo në Twitter së bashku me fotot e fundit të saj të veshur me një fustan të zi.”Mendoni se shkova dhe u operova në 2 ditë?”

Cardi gjithashtu ndau një postim në Twitter nga një përdorues i X i cili tha se gratë nuk mund të bëjnë operacione plastike deri të paktën gjashtë muaj pas lindjes.

Muajin e kaluar, reperja e “Bodak Yellow” njoftoi se mirëpriti fëmijën e saj të tretë. Cardi ndau fotot e Offset – i lindur Kiari Cephus – duke mbajtur foshnjën, ndërsa dy fëmijët e tjerë të tyre, Kulture, 6 vjeç dhe Wave, 3, ishin ulur aty pranë.

Në gusht, Page Six raportoi ekskluzivisht se ajo bëri kërkesë për divorc nga reperi.