75 Mall Live Search
13:00 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

U akuzua për përdhunim, reagon agjenti i yllit të PSG-së: Akuza të rreme

Ylli i PSG-së, Achraf Hakimi po përballet me akuzën e përdhunimit.

 I akuzuar nga një 24-vjeçare,  në lidhje me këtë akuzë ka reaguar agjenti i anësorit të djathtë të PSG-së dhe kombëtares së Marokut.

Në një prononcim për Le Parisien, Fanny Colin mohoi akuzat e vajzës, e cila deklaroi në polici se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj.

“Akuzat janë të rreme. Achraf është i qetë. Ai është në dispozicion të drejtësisë. PSG është gjithashtu në anën e lojtarit. PSG është një klub që promovon respekt brenda dhe jashtë fushës”.

24-vjeçari po luan sezonin e dytë me kampionat e Francës. Hakimi u transferua verën e vitit 2021 nga Interi te PSG për shumën e 68 milionë eurove.