13:46 / E Hënë, 11 Mars 2024 / AR

U akuzua për photoshop, Princesha Kate pranon se ka redaktuar foton

Për të shënuar Ditën e Nënës, pallati ndau një fotografi të Princeshës Kate dhe fëmijëve të saj. Por imazhi bëri bujë për shkak që fotografia u bë me photoshop.

Nga unaza e dasmës që mungon dhe zinxhiri i Kate, tek mëngët dhe flokët që i mungojnë Charlotte e shumë detaje të tjera, transmeton Indeksonline.

Tani Princesha Kate ka reaguar ndaj këtyre akuzave.

“Eksperimentova me modifikim. Do të doja të kërkoja falje ep konfuzionin e shkaktuar nga fotoja familjare që publikuam dje. Shpresoj që të gjithë ata që festojnë ta kenë një festë të lumtur të Nënës”, shkroi ajo./Indeksonline/

Princesha Kate buzëqesh përkrah fëmijëve të saj në një foto të sapo publikuar.  Arsyeja për këtë është Dita e Nënës, e cila festohet më 10 mars në Britaninë e Madhe.  Kjo është fotografia e parë e 42-vjeçares që nga operacioni i madh abdominal në janar.
Por disa detaje në foton e fundit ngritën vetullat.  Sidomos në mëngët e Charlotte.