U akuzua për plagjiaturë, Khloé Kardashian arrin marrëveshje me kompaninë e veshjeve

Kompania që kishte paditur Khloé Kardashian për plagjiatur ka hequr akuzat.
Sipas ‘Radar Online’, të dy palët kanë arritur një marrëveshje, transmeton Indeksonline.

Kardashian thuhet se kishte marrë rroba hua nga kompania disa herë nga viti 2016-2017.
Kjo nuk është gjë e pazakontë pasi ata kanë ndjekës të shumtë në rrjetet sociale dhe kështu vendosin t’u bëjnë reklamë firmave të rrobave.
Për të shmangur procedurat në gjykatë, të dy palët u takuan dhe arritën në një konkluzion duke treguar që kanë arritur një marrëveshje mes tyre./Indeksonline/
