U akuzua për rrëmbim dhe torturë, reagon Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi

Mediat franceze sot kanë raportuar se Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është i dyshuar për përfshirje në rrëmbim dhe tortur ndaj një biznesmeni në Katar.
Sipas mediave, tri gjykata pariziene do të hetojnë rrëmbimin e biznesmeniy Tayeb Benabderrahmane, i cili kishte deklaruar se ishte rrëmbyer dhe torturuar nga Khelaifi gjatë vitit 2020, transmeton IndeksOnline.
Ai ishte arrestuar në Doha më 13 janar 2020 dhe ishte i burgosur për rreth nëntë muaj.
Sipas asaj që biznesmeni deklaroi në polici, ai kaloi katër muaj i rrëmbyer dhe u lirua vetëm kur nënshkroi një marrëveshje konfidencialiteti në të cilën premtoi se nuk do të zbulonte asnjë informacion që mund të komprometonte Al Khelaifin.
Benabderrahmane, i cili zakonisht bën biznes në zonën e Katarit dhe ka punuar me Al Khelaifi, që është gjithashtu pronar i kanalit televiziv BeIN, mund të kishte në posedim të tij informacionin që presidenti i klubit parizian po negocionte shitjen e të drejtave të televizionit për Kupat e Botës 2026 dhe 2030, diçka që mund të ishte shkas në rrëmbimin e denoncuar nga biznesmeni.
Por këto akuza janë mohuar nga Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.
“Ata kanë ndryshuar avokatët e tyre më shumë herë sesa kanë ndryshuar historitë e tyre.
“Është manipulimi i fundit mediatik. Unë thjesht jam i habitur që shumë njerëz i kanë marrë kontradiktat e tyre si të besueshme. Drejtësia do të ecë rrugën e saj.”
“Ne jemi shumë të lumtur që dosja e vërtetë e kësaj historie është më në fund objekt i një hetimi nga drejtësia franceze”, tha Khelaifi për AFP./IndeksOnline/