14:33 / E Hënë, 11 Mars 2024 / AR

U akuzuan për plagjiaturë, dyshja e Eurovisionit reagon ashpër

Dyshja Marcus & Martinus, të cilët këtë vit po marrin pjesë në Eurovision Song Contest në Malmö të Suedisë, mohojnë zërat se kënga e tyre Unforgettable është plagjiaturë.

Së fundmi media të ndryshme kanë bërë të ditur se kënga me të cilën marrin pjesë binjakët ngjan shumë me këngën Salva Mea të britanikut, Faithless, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë për TV4 suedez, vëllezërit thonë se nuk e kanë dëgjuar kurrë këngën e vitit 1996. Pasi dëgjuan një fragment, ata ranë dakord se kishte disa ngjashmëri. 

Martinus deklaroi se teksti, melodia dhe struktura nuk janë të njëjta. Marcus shtoi se në ditët e sotme është “pothuajse e pamundur” të bësh muzikë që nuk tingëllon si diçka tjetër. Ai mendon gjithashtu se edhe më parë ka pasur plagjiaturë “më të keqe” në Eurovizion.

Vëllezërit binjakë norvegjezë fituan finalen e Melodifestivalen fundjavën e kaluar, gara tradicionale përzgjedhëse që zgjedh hyrjen e Suedisë./Indeksonline/