75 Mall Live Search
17:43 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

U aludua për ndarje, Andi: Lidhjet janë si qelqi, më mirë t’i lëmë të thyhen

Në faqet rozë ditëve të fundit është duke qarkulluar lajmi se çifti i njohur është ndarë.

Fjala është për Andi Shehun dhe Melisa Lleshin, të cilët kanë përçuar tek fansat mjaft mesazhe të koduara.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Andi ka zgjedhur që të shpërndajë një thënie që lidhet me gjendjen e tij.

“Lidhjet janë sikur qelqi, më mirë t’i lëmë të thyhen se sa të lëndojmë veten duke i rregulluar”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, në profilet e dyshes ende nuk ka ndryshyar asgjë, pasi fotografitë dhe videot e përbashkëta gjenden ende aty.

Ditën e djeshme (e mërkurë) Melisa po ashtu ka publikuar një poezi, çka i shtoi edhe më shumë aludimet  ndjekësve.

Çifti përndryshe morën popullaritet nga pjesëmarrja e tyre në programin ‘Përputhen’.