75 Mall Live Search
18:33 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / OSH

U angazhuan gjatë pandemisë, nesër u skadon kontrata inspektorëve

Një numër i konsiderueshëm i inspektorëve janë angazhuar që nga viti i kaluar kur edhe shpërtheu pandemia Covid-19, për të vëzhguar e parë nga afër se sa lokalet e objektet e  ndryshme afariste po përfillnin masat që ishin marrë nga qeveria, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa siç mëson IndeksOnline, të gjithë këtyre që kanë pasur kontratë për shkak të pandemisë që nga dita e nesërme do tu shkëputet kontrata.

Ndryshe në vend tashmë që nga fundi i majit janë lehtësuar masat kundër Covid-19, e krahas kësaj edhe numri i të infektuarve e raste të paraqitura me Covid-19, vazhdimisht është i ulët.

Jo vetëm Kosova por edhe shtetet e tjera të botës kanë filluar lehtësimin e masave, për shkak se virusi korona, duket se është ‘qetësuar’./IndeksOnline/