U ankua në Qeveri, zëvëndëskryeministrja e demanton Rakiqin

Një përplasje fjalësh ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti në mes të zv/kryeministres, Emilja Rexhepi dhe ministrit për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq.
Ky i fundit akuzoi se dokumentet zyrtare nuk i po i transmetohen në gjuhën serbe. Mirëpo, zv/kryeministrja Rexhepi e demantoi atë, duke i thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Ndërsa, ministrja për Ekonomi, Artane Rizvanolli ndërhyri në debat duke folur rreth përfaqësimit të komuniteteve nëpër borde.
“Keni të drejtë. Nuk kemi përfaqësues të minoriteteve. Do të bëjmë përpjekje që t’i inkurajojmë përfaqësuesit e minoriteteve që në konkurset për bordet e rregullat t’i inkurajoni që ata të aplikojnë në konkurse. Këto borde të përkohshme do të jenë në detyrë derisa të krijohen kushtet për zgjedhjen e bordeve të reja. Deri në 6 muaj”, është shprehur ajo. /Indeksonline/