16:06 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

U anulua për shkak të koronavirusit, Maluma performon në Tiranë me këtë datë

Është konfirmuar data e re e koncertit të artistit të njohur, Maluma në kryeqytetin shqiptarë Tiranë.

Koncertit që ishte planifikuar të mbahet me 14 mars u anulua për shkak të përhapjes së virusit vdekjeprurës COVID-19, shkruan Indeksonline.

Tashmë është vendosur një datë e re për këtë koncert, këngëtari i njohur latin Maluma pritet të performoj me 20 shtator të këtij viti.

Kjo është konfirmuar edhe nga vet artisti i cili ka publikuar data e re të turneut botëror “11/11”.

Kujtojmë që koncertit mbahet në sheshin kryesor të Tiranës “Nënë Tereza”/Indeksonline/