10:44 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Arratiset nga burgu si në filma, i riu shqiptar kapet duke festuar ditëlindjen e së dashurës

Nuk i ka zgjatur shumë liria 26-vjeçarit shqiptar Ervis Markja. Ky i fundit u arratis në maj të vitit të shkuar nga burgu italian i Carinolas bashkë me shqiptarin tjetër Adriatik Gega, por është kapur së fundmi.

Mediat italiane njoftojnë se ai u arrestua sërish më 26 janar në një klub nate në Napoli ku kishte shkuar për të festuar ditëlindjen e së dashurës së tij, raporton albeu.com.

Mediat italiane raportojnë se ai është mbajtur i fshehur nga shqiptarë të tjerë në Napoli deri dy ditë më parë kur vendosi të dilte për të festuar.

Markja u arrestua për vjedhje si edhe kundërshtim të policisë, ndërsa tani duhet të rikthehet në qeli.

Ai u arratis nga burgu me çarçafë me skena të ngjashme si në filma, duke marrë vëmendjen e mediave italiane në atë kohë.