U arratis nga Turqia me miliona, arrestohet në jug të Shqipërisë super mashtruesi turk Faruk Fatih

Faruk Fatih Ozer ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime për mediat bëjnë me dije se Ozer i cili u arratis nga Turqia pasi mashtroi dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, është arrestua në jug të Shqipërisë.
Mësohet se Ozer jetonte në lagjen “5 maji”në qytetin e Elbasanit, ndërkohë bashkë me të ka rënë në pranga dhe Evaldo Haxhiu.
Farkun Faith Ozer konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesëve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë. Ozer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se kishte mbërritur në Shqipëri.
I riu themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë.
Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.